“Keq puna këtë vit”, gazetari tregon hallin e kultivuesve të kanabisit në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxhaka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku ka zbuluar një problem që kultivuesit e e kanabisit në vend hasën për shkak të mbylljes së kufijve.

Sipas tij, kultivuesit nuk patën mundësi të importonin farë cilësore nga Holanda apo gjetkë duke u detyruar të mbjellin farë shqiptare, e cila ka një problematikë të madhe: Nuk dihet nëse bima është prodhuese apo jo.

Nisur nga situata e krijuar sipas Hoxhës, kultivuesve iu është dashur shpesh që të presin disa javë për të parë nëse bima prodhon ose jo dhe nëse nuk ka rezultat, e kanë prerë për të mbjellë bimë të tjera.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës

Me faren sivjet kemi pak problem.

Mbyllja e papritur dhe e menjehershme e rrugeve tokesore dhe ajrore, na i gjeti “mbareshtruesit” e narkokultures, te papergatitur.

E kush e kishte menduar xhanem, se cfare do te ndodhte kaq shpejt?!

Gjithsesi, ai qoftelargu, qe na la partine, “mal me komisare”, ka pas thene se ne kushtet e bllokades imperialisto-revizioniste:
“duhet te veprojme me inisiative dhe vetveprim”…

Ne situaten e papritur te bllokades globale te pandemise, “mbareshtruesit” e narkokultures, qe nuk munden te siguronin fare importi, te certifikuar dhe kontrolluar, nga laboratoret hollandeze te specializuar per tregetimin e farerave te tilla, u detyruan ti kthehen fares vendase.
Problemi qendron ne faktin, se fara vendase, e perzgjedhur, selektuar dhe ruajtur ne kushte artizanale, nuk garanton siguri dhe rendiment te larte ne mbarevajtjen e bimes.

“Mbareshtruesve” te narkokultures, u duhen disa jave, madje deri disa muaj, qe ta kuptojne se fara e mbjelle ne fidan dhe me pas e kultivuar ne parcele, eshte ajo e duhura, qe garanton prodhimin e duhur per kete vit.

Ne nje pjese te territorit, ku “mbareshtruesit” jane detyruar te perdorin faren vendase, eshte verejtuar se bimet e mbjella, kane dale me probleme dhe difektoze(ne gjuhe popullore, bimet kane dale mashkull).

Kjo gje ka çuar dem punen e disa muajeve dhe ka rrezikuar prodhimin per vitin ne vazhdim…
Duke i detyruar qe te tentojne menjehere rimbjelljen, per te mos humbur sezonin e narkokultures…

Bllokada e pandemise globale, i ka detyruar “mbareshtruesit” e narkokultures, te kerkojne menyra te reja inovative, per te importuar fare kanabisi te sigurte dhe te certifikuar, si rasti i 14 majit 2020, kur u kapen 11 mije fara kanabisi, te derguara ne rruge postare nga Spanja…

Ne foto: Farat e kanabis, qe mbaj ne duar, jane te sigurta, te kontrolluara dhe certifikuara, madje jane blere me pagese kesh ne dore, ne lokalin ROYAL, ne Amsterdam, Hollande👍😜

Numrin e telefonit nuk ua jap dot, se pastaj do me akuzoni, qe po i bej marketing, lokalit te Kliffit🤪🤣🤣🤣🤣

He cfare kodoshash jane keta hollandezet. E pijne vet gjithe diten dhe naten, nga mengjesi deri ne mengjesin tjeter, duan “mall” te cilesise se larte, na shesin fare te çertifikuar ne mes te Amsterdamit, me para kesh ne dore…dhe pastaj na akuzojne si kultivues dhe narkotrafikante!!!

More, ketu s’ka shtet o vlla!!
Rama ik✌️✌️✌️


Shtuar 30.05.2020 14:21