Shefja e sherbimit te Infektivit, prof. Najada Çomo ka paraqitur situaten me te fundit te gjendjes se pacienteve te shtruar ne kete spital tashme te shnderruar ne COVID.
Duke numeruar edhe treguesit qe te bejne optimiste ne kete beteje te ashper, ajo theksoi se “Une do te paraqes ate qe eshte reale, qe ne sherbim kemi të sëmurë të rënduar’.
“Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar te izoluar, të distancuar, respektoni ato qe ju thuhen se sëmundja ka vështirësi të jashtëzakonshme, pabesi te jashtezkonshme dhe eshte shume tinzare kur prek nje pacient. Arma e vetme qe keni, eshte te mbrohesh dhe arma jone eshte mjekimi dhe ndihma maksimale”- tha ajo, ne videomesazhin qe ka postuar ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu.
Mesazhi i Comos
“Në bazë të njohurive që keni marrë, është ulur numri i personave të shtruar në shërbim. Une do te paraqes ate qe eshte reale, qe ne sherbim kemi të sëmurë të rënduar. Te ben optimist shifra e ulet e të shtruarve dhe të shëruarit. Mjekimi që i kemi bere të sëmurëve ka qënë bashkëkohor me te ghjitha standaret ne vendet e Evropes.
Ky i është ofruar të gjithë pacientëve, por duhet te dini se ka pasur edhe jetë të humbura pavarësisht mjekimit intensiv. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar te izoluar, të distancuar, respektoni ato qe ju thuhen se sëmundja ka vështirësi të jashtëzakonshme, pabesi te jashtezkonshme dhe eshte shume tinzare kur prek nje pacient.
Arma e vetme qe keni, eshte te mbrohesh dhe arma jone eshte mjekimi dhe ndihma maksimale”- tha ajo.