“Kemi 1 muaj e gjysmë pa takuar fëmijët”, mjekët tregojnë vështirësitë (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë një postiom në rrjetin social Facebook ku ka lajmëruar të gjithë se faza e parë kundër COVID-19 është përballuar me sukses.

Ndër të tjera ajo ka shpërndarë një video me përjetimet e mjekëve dhe infermierëve që janë çdo ditë në vijën e parë.

“Stafi mjekësor i spitaleve #COVID e ka përballuar me sukses fazën e parë të epidemisë. Pavarësisht pasigurisë nga e panjohura, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me #covid19 kanë bërë një punë #heroike në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm.

Dëgjoni eksperiencën dhe përjetimet e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID2, spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”

#MëTëFortë #Bashkë”, shkruan Manastirliu.

Më poshtë përjetimet e mjekëve dhe infermierëve

“Po shkoj në shtëpi gjithë stres pasi 2 vajzat e mia kanë nevojë për mua. Ruhem, ruhem që ato mos të infektohen”– kryeinfermierja Lediana Hida.

”Ishte vërtet shumë i vështirë pasi edhe hera e parë në këtë situatë”– infermieri i Urgjencës, Sofokli Hoxha.

”Momenti i parë kishte disa elementë, ankthin, stresin dhe frikën nga infektimi por ishte dhe diagnoza pasi hera e parë që përballeshim me këtë”- shef i imazherisë, Dr. Pëllumb Hysko.

”Familjen kam një muaj e gjysëm pa e parë, që kur ne u shpallëm COVID-2. Nuk kemi vajtur, normalisht flasim me WhatsApp, Skype por pjesa e kontaktit kemi 1 muaj e gjysëm”- u shpreh penumologia Irma Tashi.


Shtuar 3.05.2020 14:49