Jozefina Topalli akuzon ashpër Lulzim Bashën: Tradhtoi demokratët!

Jozefina Topalli hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke thënë se shndërroi Partinë Demokratike në parti karnavalesh.

Në shkrimin e saj në Facebook, Topalli shprehet se Basha tradhtoi demokratët me djegien e mandateve dhe humbi sa herë hyri në zgjedhje.

“Humbi sa herë hyri në zgjedhje, që kur u shpall kryetar i PD, la vendin pa opozitë, bëri PD (Partinë e ëndrrave ) karnaval, tradhtoi demokratët duke djeg mandatet e parlamentit, i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë dhe këshillat Bashkiak, shpalli vetëngrirjen dhe vrau votën në partinë, që solli lirinë e votës, zboi themelues, qendërstare, autoritete e kontribues, shpartalloi çdo strukturë të partisë të ngritur me sakrifica titanike”, shkroi Topalli.

Ish-nënkryetarja e PD-së tregoi edhe premtimet që bëri Basha duke shkruar: “Premtoi se nuk do lejonte zgjedhje me 30 qershor dhe bëri sikur e harroi, premtoi se nuk do dorëzonte bashkitë dhe i lëshoi pa asnjë problem, premtoi se do kishte zgjedhje me 13 tetor meqë kishte fitu me 85% …

dhe bëri sikur se mbante mend; premtoi në çadër se s’ka zgjedhje me Ramën dhe hyri në qeveri me Ramën kryeministër, i doli zot listës së tij private , tha se mbante totalisht përgjegjësi dhe tani bën sikur ia kanë sjellë nga marsi. Ktheu partinë në biznes të familjes…” /albeu.com/


Shtuar 7.03.2020 16:26