Stuhia i përmbysi varkën, gjendet e mbytur gruaja në Himarë

Është gjetur e pajetë gruaja që hyri në det me familjen për të mbledhur rrjetat e peshkimit.

Viktima, e identifikuar si Mirela Rama, është gjetur e mbytur një milje përballë Dhërmiut nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare.

Në orët e para të mëngjesit, gruaja me burrin Robert Rama, djalin Avdul Rama dhe punëtorin Fatjon Resulaj kishin dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por ngecën tek shpella e Pëllumbave, për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Pólicia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 5.08.2020 10:29