Infektohet me koronavirus çifti i bashkëshortëve në Tropojë

Një çift bashkëshortësh në Tropojë, është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet se ata janë duke u trajtuar në shtëpinë e tyre, në fshati Berbat.

Sipas të dhënave të përditësuara dje nga ministria e Shëndetësisë, në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar.


Shtuar 5.06.2020 06:21