I vranë djalin, babai mjek: E nxorri shoku në pritë, e qëlluan dhe u siguruan se e vranë

Edmond Breshanaj, babai i Kristjan Breshanaj, i cili u vra në orët e vona të së shtunës së 23 majit, ka folur lidhur me ekzekutimit të të birit.

Ai ka mohuar që 25-vjeçari të ketë pasur konflikte dhe për periudhën e emigrimit në Belgjikë, tha se nuk solli para, madje se ishte pikërisht ai që i dërgonte për të jetuar.

“Në Belgjikë punonte barist, i dërgoja unë para që të mbulonte jetesën. Edhe rasti i vitit 2014, Kristjani u dënua pasi nuk kishte patentë, shokut iu gjetën një bimë kanabis. Ai nuk ruhej, kishte më vete vetëm telefonin dhe paketën me tre cigare”, u shpreh i ati.

Edmondi i cili është mjek me profesion dhe që ndodhej në punë në momentin e ngjarjes thotë se ishte nëna e tij që dëgjoi krismat dhe mori në telefon të pyeste për djalin.

“Pastaj pa nga dritarja djalin e plagosur. Kristjani shoqërohej nga një shok, atentatorët nuk kanë shtënë mbi shokun. Ata qëlluar Kristjanin nga larg, pastaj iu afruan duke e lënë të vdekur nga breshëria. Policinë e njoftova vetë. I shoqërova deri në vendngjarje por djali s’kishte puls”, tha ai për mediat.

Breshanaj kërkon zbardhjen e krimit, duke i kërkuar shtetit që të veproi.

I riu u ekzekutua, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, ku të gjitha dyshimet çojnë në vrasjen e tij me silenciator.

Pas krimit gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, efektivët e policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit./A2


Shtuar 28.05.2020 13:45