I transformuar totalisht! Babai shqiptar që vrau të bijën në Australi nuk njihet më (FOTO LAJM)

“Isha ulur në vendin e parë, të shoferit. Vazhdova ta godisja me thikë… ajo reagonte me shqelma, duke goditur derën dhe dritaren e makinës…”

Kanë kaluar vetëm 7 muaj nga 22 korriku i vitit 2019 kur 49 vjeçari shqiptar Petrit Lekaj do të vriste me thikë të bijën e tij Sabrina vetëm 20 vjeç dhe më pas do të tentonte të vetëvritej.

Petrit Lekaj doli para gjykatës Supreme të Australisë së Jugut. Transformimi i tij është i dukshëm aq sa është gati e pamundur për ta njohur.

49-vjeçari mbetet në paraburgim dhe do të dënohet me burgim të përjetshëm. Por ai do të mësojë të martën e ardhshme kur do të ketë të drejtën e lirimit me kusht.

Në intervistën policore të publikuar nga gjykatësi, Petrit Lekaj përshkruan goditjen me thikë dhe mbytjen e vajzës së tij Sabrina ndërsa zbulon edhe keqardhjen e tij të thellë.Rrëfimi është regjistruar në një institucion të shëndetit të shëndetit mendor, ku ai u mbajt disa muaj pas vrasjes së së bijës.

Lekaj e pranon hapur që i ka goditur me thikë vajzës tetë herë.

“E nisa me goditjen e parë. Isha ulur në vendin e parë, të shoferit. Vazhdova ta godisja me thikë… ajo reagonte me shqelma, duke goditur derën dhe dritaren e makinës. Pastaj kalova në sediljet e pasme të makinës dhe bëra pjesën tjetër.

Unë vetëm vazhdova të goditja me thikë … ajo ishte duke shkelmuar, duke shkelmuar derën dhe dritaren. “Pasi ajo nuk mund të lëvizte, unë godita me thikë veten, pse e godita me thikë atë, pse e bëra atë gjë.”

Sulmi po ndodhte në makinën e saj pranë shtëpisë së tyre Kidman Park, në periferi të Adelaide, në korrik të vitit të kaluar.Hetuesit thanë se për ironi Petrit Lekaj që u tërbua me stilin e jetesës së vajzës, e cila shkonte nëpër festa dhe merrte drogë, ishte dënuar për trafik heroinë në moshën 20 vjeçare, në vitin 1994. Më pas në 2007 dhe 2009 për kanabis.


Shtuar 28.02.2020 17:21