I dënuar me 15 vjet për trafiqe, kush është 51 vjeçari nga Ballshi që mori sot formularin

51-vjeçari Ladio Braci, i dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale” ka marrë sot letrën e OFL për deklarim të pasurisë.

51 vjeçari, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër u arrestua pak kohë më parë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, trafikonte lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë.

Nga sot ai ka 48 orë kohë për të justifikuar pasurinë e tij.


Shtuar 14.07.2020 10:24