KSHZ sqaron qytetarët: Votat e të infektuarve me COVID-19 nuk janë numëruar akoma

Ditën e djeshme në rrjete sociale qarkulluan disa rezultate që u tha se ishin votat e të infektuarve me COVID-19.

Por këto rezultate janë mohuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

“Kam parë disa publikime të tilla në rrjetet sociale. Fletëvotimet nga dje dhe sot janë mbyllur në zarf dhe në kutin e votimit dhe të njëjtat do të hapen nesër pasi të përfundojë procesi i votimit në ora 21:00”, tha zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Dje në Maqedoninë e Veriut 723 qytetar të prekur nga Covid-19 dhe në izolim votuan sipas protokolleve speciale. Sot votojnë të sëmurët, të pafuqishmit dhe të burgosurit.


Shtuar 14.07.2020 10:29