Humbi vëllain në aksidentin tragjik, kryetari i PD bën postimin prekës (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ndodhi pasditën be sotme në Përrenjas, ku humbi jetën një shtetas.

Viktima, Ardian Vreto, punonjës në policinë Bashkiake në Përrenjas humbi jetën sot në një aksident me makinë, ku u plagosën edhe tre persona të tjerë.

Ardian Vreto është vëllai i kreut të PD-së, në Prrenjas, Bujar Vreto, i cili ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale.

Vreto shkruan për vdekjen e vëllait fjalët me të ndjera: “Ardian ku po shkon vëlla? Ne jemi të tre, pse Zot, pse? Zoti të mori pranë vetes”, shkruan Vreto në Facebook.

Në aksident mësohet se janë përfshirë 2 makina dhe sipas Policisë, Vreto I cili është vëlllai i kryetari të PD-së në Librazhd, Bujar Vretos ka ndërruar jetë në Spitalin e këtij qyteti.


Shtuar 24.01.2020 22:20