Aktori i njohur Ben Cross është ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare. Përfaqësuesit e aktorit, të njohur për rolin e atletit Harold Abrahams në filmin Chariots of Fire, thanë se ai vdiq papritur për shkak të një semundje.
Në një postim në Facebook, vajza e tij Lauren shkroi se ishte “zemerthyer” për vdekjen e të atit. Ajo u shpreh se aktori ishte semurur dhe kohët e fundit gjendja e tij u përkeqësua. Ndërkohë që përfaqësuesit Ben Cross shtuan se ai sapo kishte mbaruar xhirimet e filmit horror The Devil’s Light dhe këtë vit do të shfaqet në një rol kryesor në filmin Last Letter From Your Lover.
Të lidhura
None found
Gjithashtu aktori ka luajtur rol në mini-serinë e parë ndonjëherë të HBO, The Far Pavilions, në vitin 1984, si edhe në filmin hórror Dark Shadoës në 1991. Cross, i cili vdiq në Vjenë, kishte dy fëmijë, Lauren dhe Theo.
