Greqia drejt rihapjes totale: Sa plazhe janë rihapur deri më tani

Greqia është një ndër vendet që është prekur nga COVID-19, ndërkohë së fundmi shteti fqinj ka nisur lehtësimin e masave.

Sektori i turizmit është çelur dhe raportohet se deri më tani janë rihapur mbi 500 plazhe.

Pushuesve iu është kërkuar që të zbatojnë me përpikmëri rregullat e distancimit social.

Çadrat duhet të vendosen 4 metra larg njëra-tjetrës.

Thuhet se dronet fluturojnë mbi pushuesit dhe përmes altoparlantëve u bëhet thirrje herë pas here atyre që të ruajnë distancën nga njëri-tjetri.


Shtuar 16.05.2020 14:11