Greg Rama tregon si ndikuan prindërit e tij: Nëna ime donte që të merresha me art

Djali i kryeministrit Edi Rama dhe aktores së njohur Matilda Makoçi ka rrëfyer ndikimin që kanë pasur prindërit e tij në formimin e karrierës së tij artistike.

Në një intervistë për “Report tv”, Greg Rama foli për instiktin e nënës së tij për ta nxitur të merret me art, që doli të jetë i vërtetë, pasi ai është tashmë pjesë e artit figurativ.

“Të kesh dy prindër artistë është dhe nuk është shumë e vështirë. Por, unë mendoj se jam me fat për të dy, pasi kanë ndikuar që të merrem me këtë punë. Që i vogël ime më donte që të merresha me art, edhe pse unë s’mendoja kështu. Por ja ku jemi edhe mesa duket ka dalë instinkti i nënës”, rrëfen Gregu.

Greg Rama çeli ekspozitën “Ex Nihilo” në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura, që është frymëzuar nga rëndësia e përditshmërisë, detajeve të thjeshta që shpesh, qëllimisht ose jo, zhvlerësohen.

“Kjo ekspozitë ka lindur nga asgjëja. Ideja ishte për t’i dhënë kuptim diçkaje që në dukje është shumë e vogël dhe e parëndësishme, por pas një reflektimi kupton se të gjitha gjërat e vogla në dukje, gëzojnë një rëndësi të veçantë për ne, për vetëdijen tonë edhe për mënyrën se si ne e shikojmë botën edhe jetën”, shpjegon Greg Rama./Euronews


Shtuar 4.03.2020 18:03