Grabitet televizioni lokal në Peqin

Gjatë mbrëmjes së djeshme maskat kanë grabitur godinën e televizionit “Klaudiana”.

Mësohet se persona ende të pa identifikuar kanë grabitur kompjuterat dhe televizorë plazma.

Vjedhja është konstatuar nga njëri prej punonjësve tē televizionit, i cili ka shkuar aty për të verifikuar shkakun e defektit të shkaktuar në sinjalin e transmetimit, ku ka gjetur derën kryesore të shqyer.

Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth vjedhjes, ndërkohë që është bërë denoncim nga administratori i Tv ‘Klaudiana’ për vjedhjen.

Televizioni ka më shumë se dy dekada që ushtron funksionin e tij. Administratori i televizionit është Gazmend Vogli dhe është punonjës pranë Shërbimit Informativ të Shtetit.


Shtuar 19.01.2020 12:32