Goditi një femër, Papa Francesku kërkon falje (VIDEO)

Papa Francesku nuk mundi të fshihte pakënaqësinë ndaj një vizitoreje në sheshin “Shën Pjetri” në prag të Vitit të Ri.

Ai po përshëndeste pelegrinët në një moment kur nga turma një grua i tërheq fort dorën.

Në atë moment Papa Francesku godet me dorën e pelegrines. Truproja ndërhyn për të larguar dorën e pelegrines.

Sot, 1 janar Papa pranoi se në atë moment humbi durimin.

“Të gjithëve na ndodh të humbim durimin. Më ndodhi edhe mua. Kërkoj ndjesë për shembullin që dhashë dje” u shpreh ai.


Shtuar 1.01.2020 17:54