Gjendet një person i pajetë në Vlorë

Një person është gjetur i pajetë në Triport të Vlorës.

Ngjarja u raportua nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan ambulancën dhe policinë.

Stafi mjekësor e ka gjetur pa shenja jete, raporton korespondenti i Panora,a.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, teksa policia ende nuk ka reagim zyrtar.

Dyshohet se personi të jetë mbytur.


Shtuar 13.06.2020 13:58