Gjendet i pajetë shqiptari në Itali, 20 vjeçari ishte hedhur në lumë

Një 20 vjeçar nga Malisheva e Kosovës u gjet i pajetw ditwn e sotme në Italisë.

Rastin e ka bërë të ditur një shok i ngushtë i tij, i cili tregoi për mediat se 20- vjeçarin nga Kosova e hodhën në një lumë, shkruanJOQ Kosova.

Sipas mediave italiane, 20- vjeçari Erion Morina, i cili ka jetuar në qytetin e Bassa për disa vjet, e kaloi mbrëmjen në Peter Pan Caffè, një bar 50 metra larg nga ku u vra.

Siç shtojnë mediat, rreth orës 06:00 të mëngjesit, disa kalimtarë vërejtën pikat e gjakut në trotuar dhe më pas kufomën.

Brenda dy orësh u identifikua edhe autori i dyshuar i krimit. Ai është një 20 vjeçar me iniciale M. M., i cili u dërgua në komandën e Treviglio për t’u marrë në pyetje.


Shtuar 17.01.2020 14:54