E FUNDIT/ Shtëpia u përpi nga flakët, digjet fëmija 2 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç. Një zjarr masiv ka rënë dhe nga flakët është përfshirë një banesë.

Si pasojë e flakëve dhe tymit është asfiksuar një fëmijë 2 vjeç i cili ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat e para rezulton se fëmija është gjetur i pajetë nga forcat zjarrfikëse dhe të policisë.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

“Kurbin/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.


Shtuar 17.01.2020 14:52