Mourinho zbulon të ardhmen e Eriksenit, befason me fjalët për danezin

Jose Mourinho deklaron se Interi nuk ka bërë ende asnjë ofertë për Christian Eriksen.

Burime të shumta në Itali Angli dhe Danimarkë raportojnë se ka një marrëveshje të menjëhershme për 10-15 milionë euro plus shpërblime pasi agjenti Martin Schoots u kap duke drekuar me drejtorin e Interit, Beppe Marotta, mbrëmë në Milano.

Megjithatë Mourinho i cili ka thënë se Interi ende nuk kanë bërë asnjë ofertë për lojtarin.

“Ju duhet të pyesni agjentin dhe Interin sepse ata dinë më shumë se unë”, ka thënë fillimisht Mourinho në konferencën e sotme për shtyp.

“Nëse ata janë të sigurt dhe janë të gatshëm, atëherë të na bëjnë një ofertë, e cila nuk ndodhi akoma”.


Shtuar 17.01.2020 15:06