Gjendet i pajetë i riu gjerman në hotelin e qytetit shqiptar, dyshimet e para

Thomas Kortendiek, një 39-vjeçar gjerman, është gjetur sot i vdekur në oborrin e një hoteli në Mitrovicë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, dyshohet se viktima është hedhur nga dritarja e dhomës në të cilën po strehohej në këtë hotel.

Ai kishte kohë që jetonte në Kosovë, duke punuar për një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.

Rastin për vdekjen e Kortendiek e ka konfirmuar sot edhe zëdhënësi i pòlicisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Një person, shtetas i huaji, ka humbur jetën. Rasti është duke u hètuar si vdèkje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar Zahiti.

Ai ka thënë se viktima ishte i moshës 39 vjeçare dhe se dyshimet fillestare janë se ai është hedhur nga dritarja e hotelit ku po jetonte.


Shtuar 3.08.2020 14:02