Gati për pushime? Këtë verë, pilafi dhe një kafe do ju kushtojnë shumë shtrenjt

Të gjithë njerëzit, jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë janë prekur nga kriza e koronavirusit.

Në këto ditë, ftesa për të gjithë është: të mbështesim biznesin vendas dhe t’i bëjmë pushimet në Shqipëri.

Kjo do ishte një mundësi e mirë që bizneset ta marrin veten, por disa prej tyre, po mendojnë të dalin nga kriza direkt, duke rritur çmimet.

Një faturë e çmendur e ditës së sotme që po qarkullon në internet (14 qershor 2020) në një biznes në Llogara, tregon se çmimi i një pilafi është 750 lekë të reja dhe ai i një kosi 800 lekë të reja.

Ndërsa uji dhe kafja janë në një shifër më modeste, duke u faturuar me 1000 lekë të vjetra.

Në total, kjo faturë në këtë biznes, vetëm me këto 4 artikuj shkon në 1750 lekë të reja, çmim mjaft i kripur për këto artikuj që në kryeqytet apo ndonjë qytet tjetër nuk shkojnë më shumë se 400-500 lekë në total.


Shtuar 14.06.2020 19:32