Franca në alarm! Të dhënat e orëve të fundit: 3,922 të infektuar, 365 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 3,922 raste të reja dhe 365 viktima.

Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve dhe të vdekurve që ka arritur Franca që kur shpërtheu pandemia e Covid-19.

Numri total i të infektuarve ka arritur në 29,155, nga të cilët 1,696 janë viktima. Autoritetet franceze thonë se 13.904 persona janë në spital dhe 3,375 ndodhen në kujdes intensiv.

Shifrat e orëve të fundit e bëjnë Francën shtetin e tretë më të prekur në Europë.


Shtuar 26.03.2020 19:38