Foshnja katër muajshe në Turqi fiton betejën kundër COVID-19

Një foshnjë katër muajshe në Turqi është shëruar nga koronavirusi, COVID-19.

Spitali i Universitetit Bezmialem të Vakëfit me qendër në Stamboll njoftoi se foshnja Asya u shërua plotësisht pas trajtimit nëntë ditor.

Sipas Anadolu Agency, në njoftim thuhet se foshnja u dërgua në spital me ethe dhe temperaturë të lartë, ku edhe u testua për koronavirus.

Me rezultat pozitiv të testit, Asya u dërgua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive të Fëmijëve, ku ajo filloi të shërohet pas ditës së dytë të terapisë.

Spitali tha se foshnja Asya ka dalë nga spitali dhe se do të qëndrojë në izolim për 14 ditë.


Shtuar 11.04.2020 16:02