Një tjetër person ndërron jetë nga koronavirusi në Kosovë

Siç ka bërë të ditur Radio Kontakt Plus, pacienti 55 vjeçar nga Mitrovica e Veriut ishte i shtrirë në Spitalin e Nishit, pasi që i ishte përkeqësuar gjendja, transmeton lajmi.net.

Kjo është konfirmuar edhe nga epidemiologu, Aleksander Antonijeviq.

Me këtë rast, shënohet personi i dytë nga veriu i Mitrovicës që vdes nga COVID-19.

Po ashtu, siç është bërë e ditur, në pjesën veriore të vendit sot janë shënuar edhe katër raste të reja me koronavirus.

Nga një rast është shënuar në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.


Shtuar 11.04.2020 16:07