Erë e vrullshme dhe reshje shiu, si parashikohet moti për fundjavën

Mot i variueshëm parashikohet te jete sot dhe neser, me ere te vrullshme dhe me prani te reshjeve te shiut.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak ben me dije se dita e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash, kryesisht në jug të vendit.

PARASHIKIMI SIPAS SHMU

Reshjet e shiut, parashikohen të vazhdueshme në jug e juglindje me intensitet të ulët e mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, reshje shiu të dobëta e të përkohëshme. Pjesa veriore nuk do të përfshihet nga reshjet. Në lartësitë mbi 700 metër në juglindje, hera herës reshjet e shiut do të përzien me dëborë. Reshjet e izoluara në juglindje parashikohet të vijojnë deri mëngjesin e së dielës.

Ditën e diel përgjithësisht moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash më të theksuara në juglindje e jug.

Kjo situatë, do të pasohet nga erë e vrullshme të shtunën gati në të gjithë vendin me drejtim verilindje-juglindje e ndërsa të dielën shpejtësia e saj do të vijë në rënie.

Deti parashikohet i trazuar ditën e shtunë e gradualisht forca e tij parashikohet në rënie.
Temperaturat si më poshtë do të shënojnë rritje graduale në mesditë.


Shtuar 4.04.2020 06:16