Era e fortë pushton Shqipërinë, sinoptikanët: Ja kur normalizohet situata

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e mesditës së ditës së sotme era ka qenë intensive në vendin tonë me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Shpejtësia më e lartë e regjistruar në qytetin e Tiranës me 18m/s.

Era intensive do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit të dt. 06.01.2020 me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe hera herës era fiton itensitet deri në 15-20m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore stuhi ere e cila arrin shpejtësinë deri në 25-30m/s.

Duke nisur nga orët e mesditës së dt. 06.01.2020 pritet pakësimi gradual i intensitetit të erës me shpejtësi mesatare 5-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare zonat luginore të verilindjes dhe juglindjes si dhe zonën e alpeve era do të mbetet intensive deri në 20-30m/s përsëri me drejtim nga kuadrati i veriut.

Nga dt. 07.01.2020 era humbet akoma më shumë intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijën bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri në 15m/s. Dita më e ftohtë parashikohet të jetë mëngjesi i dt. 07.01.2020 me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -10 grad në zonat malore, -6 në ato të ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare.


Shtuar 5.01.2020 17:55