Acar deri në -11 gradë, cilat janë dy ditët më të ftohta të javës

Meteorologët parashikojnë një javë të ftohtë, me temperatura me minus e stuhi ere.

“Temperaturat të hënën do të kenë rënie të ndjeshme. E hëna dhe e marta parashikohen të jenë dy ditët më të ftohta të kësaj jave, ku termometri do të zbresë në -10 apo -11 gradë në zonat malore.

Edhe bregdeti dhe zonat e ulëta të jenë në vlera negative. Tirana mund të shkojë edhe në -2 gradë. Përjashtim bën Saranda, e cila mund të shënojë vlerën 1 apo 2 gradë”, shprehet Lajda Porja, meteorologe.

Masat ajrore me origjinë polare e kanë përfshirë prej disa ditësh një pjesë të madhe të kontinentit evropian. Kryesisht Europa qëndrore dhe perëndimore, Gjermania, Franca, Austria, po përjetojnë
të ftohtë të acartë.

Ndërkohë Australia po digjet nga zjarret. “Përgjithësisht janari do të ketë shumë ditë me mëngjese të ftohta, por pa reshje. Episodet me reshje 24 apo 48 orëshe janë spostuar në 15 ditëshin e dytë të janarit”, përfundon meteorologjia.


Shtuar 5.01.2020 18:00