Epidemiologu italian kritika Ramës: Nuk ka nevojë për masa kaq shtrënguese

Epidemiologu italian Giulio Tarro shpjegoi ecurinë e kurbës së infektimit të koronavirusit në Shqipëri dhe adresoi kritika ndaj “qeverisë Rama”, ku sipas tij nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese.

Tarro foli këtë mbrëmje në emisionin “Tempora” në Ora News.

Sipas tij, qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë maska dhe doreza, por nuk është e nevojshme për masa kaq shtrënguese.

“Për kurbën në formë “M” të Shqipërisë, duhet pasur parasysh se ka pasur një infektim fillestar, ndoshta ka qenë edhe mundësia që ky infektim të jetë përcjellë në formë zinxhiri nga një moment në tjetrin, dhe pasi ka përfunduar, ka nisur një zinxhir tjetër, çka ka sjellë formën e kësaj kurbe.

Kjo pjesa e dytë e M-së ndodhet në kushte klimaterike të ndryshme, që janë të njëjta me ato që janë në jugun e Italisë. Prandaj do të jenë të nevojshme maskat dhe dorezat, dhe kjo duhet bërë në liri totale, pasi nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese”, thotë epidemiologu italian.


Shtuar 21.04.2020 21:56