Enigma në zhdukjen e vogëlushes britanike, shqiptarja minorene ishte e dashura e të dyshuarit

Tabloidi britanik, DailyMail ka nisur zbardhjen e një prej ngjarjeve që tronditi 13 vjet më parë Britaninë.

Madeleine McCann, në atë kohë vetëm një fëmijë u zhduk papritur.

Ndërkohë Dailymail ka shkruar se policia po kërkon ende prova se ai e ka rrëmbyer vajzën e vogël. Tashmë policia ka nisur kërkimin për ish-të dashurën e pedofilit Christian Brueckner, e cila sipas mediave britanike mësohet se është shtetase kosovare, ku asokohe kohë ka qenë minorene.

Dailymail shkruan se kosovarja mendohet se ka qëndruar me të dyshuarin Brueckner në një shtëpi pranë vendit ku u zhduk vogëlushja britanike në Portugali, më 3 maj të 2007.

Ndërsa Brueckner sot është në burg për përdhunimin e një gruaje të moshuar, e nga ana tjetër prokurorët gjermanë që kanë ndjekur këtë çështje ka thënë se dyshohet që vogëlushja Maddie nuk është gjallë.

Sikurse kanë raportuar edhe autoritetet, i dyshuari Christian Brueckner i ka treguar një miku të tij për rrëmbimin e Maddie teksa po pinin. Pasi në 10-vjetorin e zhdukjes së vajzës në një Televizion u shfaq fytyra e saj që linte të dyshohej se ka vdeku, e nga ana tjetër Brueckner i tregoi mikut të tij edhe një video teksa përdhunonte një grua.

Ky shtetas gjerman që dyshohet se ka rrëmbyer vajzën britanike është në burg pasi mbi të rëndojnë rreth 17 dënime për abuzime seksuale me vajza të mitura. E në një dëshmi të komshiut të tij u tha se ai zgjidhte gjithmonë vajzat minorene dhe abuzonte seksualisht me to.


Shtuar 5.06.2020 12:02