EMRAT/ PS zgjedh drejtuesin e Lezhës dhe Vlorës

Partia Socialiste po zhvillon zgjedhjet brenda radhëve të saj për krerët e degëve në rrethe.

Partia Socialiste vijon zgjedhjet brenda degëve në të gjitha rrethet, teksa në 29 shkurt është Kongresi i saj, ndërsa sot janë zgjedhur krerët e kësaj partie në Lezhë dhe Vlorë.

Është mbyllur votimi për kreun e PS në Lezhë, ku pas numërimit të votave, fitues ka dalë kryetari aktual Eduard Ndreca, njëherazi kryetar i qarkut.

Ndreca kishte përballë drejtorin e Sigurimeve të qytetit të Lezhës Taulant Malshi.

Nga 254 votues gjithsej, 173 vota kanë qenë për Eduard Ndrecën, 65 për Taulant Malshin dhe 6 vota rezultuan të pavlefshme.

I deleguari për Qarkun e Lezhës në rizgjedhjen e kreut të PS-së ishte ministri Sandër Lleshaj.

Edhe Vlora zgjodhi sot kreun e ri të PS-së.

Anduel Tahiraj është rizgjedhur kryetar i degës së PS-së në Vlorë për një mandat të dytë.

Ai ishte në garë përballë me Albana Hodaj. Pas votimit, nga numërimi ka rezultuar se Tahiraj mori 298 vota, ndërsa rivalja e tij 10 vota dhe 15 fletë dolën të pavlefshme, nga 323 anëtarë që morën pjesë.

I dërguari i PS-së në Vlorë ishte Damian Gjiknuri.


Shtuar 12.01.2020 18:40