Ekzekutoi çiftin Kosta, dënohet me burgim të përjetshëm 76 vjeçari

Gjykata e Shkallës së Parë ne Gjirokaster ka dhënë dënimin “Burg i përjetshëm” për të moshuarin i cili në tetor të vitit 2017 ekzekutoi me automatik Aleko dhe Afërdita Kosten në banesen e tyre.

Trupi gjykues i përbërë nga Mirela Iliopulli, Enkelejda Doda dhe me kryesues Arben Dostin, pasi ka dëgjuar pretencen e dhëne nga ana e prokurorit Emror Kasaj, i cili kërkonte burgim të përjetshëm për Kostën, ka mbështetur terësisht të gjitha aktet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe përfundimisht e ka dënuar me burgim të perjetshem Apostol Kostën.

Procesi gjyqësor fillimisht e kishte marrë për shqyrtim Krimet e Rënda në kryeqytet dhe më pas ia përcolli për gjykim Gjykates së Shkalles së Pare në Gjirokastër.


Shtuar 28.01.2020 12:59