E rëndë në Vlorë, qytetarit i plas fishekzjarri në dorë e i këput 3 gishta

Mbrëmë në orën 00:00 shqiptarët festuan Vitin e Ri 2020.

Me festimet pranë familjes dhe fishekzjarrëve, kanë ndodhur dhe incidente të rënda.

Raportohet senë Vlorë është shënuar edhe një incident nga një qytetar të cilit I ka plasur fishekzjarri në dorë.

Mësohet se personi në fjalë është një 60-vjeçar nga fshati Bishan i cili është transportuar në spital ku edhe ka marrë ndihmë mjekësore.

Nga uniformat blu që kanë mbërritur në vendngjarje, mësohet se qytetari ka këputur tre gishtat e njërës dorë nga fishekzjarret. /albeu.com/


Shtuar 1.01.2020 07:21