Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Belsh të Elbasanit.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në liqen është gjetur i mbytur një 25-vjeçar.
25-vjeçari me inicialet E.H banues në Belsh, është gjetur nga policia, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i plotë i policisë:
Në liqenin e Belshit nga shërbimet e policisë është gjendur i mbytur shtetasi E.H., 25 vjeç, banues në Belsh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.