E qëlluan me thikë në zemër, kush është 25 vjeçari që humbi jetën në Vlorë

Ky që shihni në foto, është 25 vjeçari që humbi jetën në Vlorë pasi u godit me thikë në zemër nga një 15 vjeçar.

Policia njofton se rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi Aleksandër Petanaj, 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

GJithashtu, u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. P., i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.


Shtuar 19.06.2020 07:48