Modelja e njohur thyen aksidentalisht dhëmbin dhe ja tregon gjithë botës (FOTO & VIDEO)

Ashley Graham ka guxuar të ndaj me ndjekësit “fatkeqësinë e saj”.

Nëse të gjithë do të mundoheshin të fshihnin një dhëmbë të thyer pasi konsumoi bikotat e mamas, ky nuk është rasti i modeles në fjalë.

Ajo ndau me të gjithë pamjen e re me dhëmbin e thyer dhe u komentua në masë.

Ashley Graham fillimisht u shfaq në një video me gojën e mbuluar, për të zbuluar më pas se çfarë i kishte ndodhur. Megjithatë, modelja e ka zgjidhur edhe këtë pjesë.

“Ngjita një të ri”, ka shkruar ajo në një tjetër postim, ku shihet me dhëmbin e zëvendësuar. E gjithë kjo situatë ka sjellë komente të shumta nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar sërish për origjinalitetin që përcjell.


Shtuar 19.06.2020 07:54