E pazakontë! Gruaja shqiptare në Gjermani rreh me kabllo bashkëshortin në sy të fëmijëve (VIDEO)

Pamje të pazakonta janë bërë hit në internet ku një grua me origjinë shqiptare por që jeton në Gjermani, dhunon me kabllo bashkëshortin e saj.

Qytetari që e ka dërguar videon shprehet se bëhet fjalë për një çift nga Kosova, që jetojnë në Gjermani.

Siç shihet dhe në video, gruaja godet me kabllo burrin e saj në sy të fëmijëve dhe nis ta ofendojë.

E gjithë skena që zgjat thuajse dy minuta, ndodh në sy të fëmijëve të çiftit.

Teksa gruaja e godet dhe ofendon, bashkëshorti e filmon dhe i thotë se do lajmërojë policinë, shkruan JOQ.

Nuk dihen motivet e këtij sherri mes çiftit të bashkëshortëve. /albeu.com/


Shtuar 1.04.2020 18:22