E morën dallgët, reagon për herë të parë Vittorio Sgarbi: Ishte pagëzim shqiptar! (VIDEO)

Pas incidentit në jug të Shqipërisë ku për pak e morën dallgët ka reaguar për herë të parë Vittorio Sgarbi.

“Cdo gjë ok, jam mirë. Momenti më i mirë ka qenë kur u zhyta në ato dallgë të mrekullueshme që për pak më morën me vete, por dola më i forta.

Vajza ime më shpëtoi, ka qenë një pagëzim shqiptar” tha Vittorio Sgarbi.

Video-mesazhin e ka publikuar kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli që po e shoqëron në turin e tij në Shqipëri.

“Jam me Vittorio Sgarbi, gëzon shëndet të plotë për të gjitha ata që janë të shqetësuar. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe tani nga Tepelena po udhëtojmë drejt Beratit” tha Leli.


Shtuar 6.06.2020 11:19