E kishte kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohet 32-vjeçari

Qeveria prej më shumë se një viti ka shpallur të jashtëligjshme lojërat e fatit.

Megjithatë ato vijojnë që të ushtrohen në mënyrë të paligjshme. Rasti i fundit që është goditur nga policia është në Lushnjë.

Raportohet se një 32-vjeçar me inicialet E.M nga Lushnja kishte kthyer një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në një pikë bastesh.

Brenda lokalit që menaxhohej nga 32-vjeçari i arrestuar tashmë, policia sekuestroi 3 laptopë, 24 tableta, 2 printerë dhe disa bileta lotarie.

Të gjitha këto pajisje përdoreshin për aktivitetin e lojërave të fatit.


Shtuar 13.02.2020 17:42