Viktima e 24 në Shqipëri, ndërron jetë pacientja e infektuar me COVID-19

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar.

Burime nga ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se 68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ia doli të mbijetojë, tha Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kjo është viktima e 24 ndër pacientët me Covid-19 në Shqipëri, ndërsa nga totali prej 467 personash të infektuar, 232 janë shëruar.

Dy persona të tjerë të infektuar me Covid-19 kanë vdekur më parë në Shkodër, por Ministria e Shëndetësisë nuk i ka përfshirë në statistikat e përgjithshme me argumentin se ata nuk kishin simptoma.


Shtuar 13.04.2020 19:45