Pjaca kërkon rikthimin te Juventus, flet agjenti i lojtarit

Marko Pjaca është i vendosur që të fitojë një vend në formacionin e Juventus.

24 vjeçari që aktualisht është i huazuar tek Anderlecht, duket se synim kryesor ka rikthimin në ‘Allianz Stadium’.

Agjenti i Pjaca ka thënë se klienti i tij është i vendosur të fitojë një vend në formacionin e Maurizio Sarri dhe beson se ai mund të përshtatet në skuadrën aktuale të Juves.

“Marko ka edhe një vit huazim tek Anderlecht. Në mënyrë që të vazhdojë relacioni i mirë atje duhet të ketë pajtueshmëri nga të dy palët”, ka thënë Marko Naletilic, transmeton lajmi.net. “Kemi një klauzolë që lejon atë të qëndrojë”, ka shtuar ai.

“Sarri i dha një këshillë për të ardhmen dhe shprehi besim në potencialin e tij. Është notmale për një lojtar që në situatë të tillë të shpresoj për rikthim, do të ishte e shkëlqyer. Nëse arrin të kthehet në nivelet e dikurshme, ai sigurisht se do të ishte i përdorshëm”, ka thënë ndër të tjerash Naletilic.

Pjaca shihej si një nga lojtarët më premtues në futbollin evropian, por jo gjithçka shkoi sipas planit të lojtarit.


Shtuar 13.04.2020 19:46