Testohen 13 të dyshuar me koronavirus në Shqipëri, dalin përgjigjet

Në Itali deri më tani kanë ndërruar jetë 11 shtetas si pasojë e koronavirusit, ndërsa në Shqipëri janë testuar 13 raste.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu tha se deri më sot Instituti i Shëndetit Publik ka testuar 13 persona të dyshuar për koronavirusin e ri.

“Jane 13 raste të testuara deri tani, për të cilat ISHP ka operuar gjithë protokollin. Rastet e para me historik udhëtimi me Kinën, pra janë raste të cilat janë ekzaminuar për historikun e udhëtimit dhe rastet me historik udhëtimi me Italinë.

5 raste janë të 24 orëve të fundit.”-tha Manastirliu.

Sipas ministres 13 rastet me histori udhëtimi me vendet e prekura, rezultuan negativ.

Qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në nr.127′/albeu.com/


Shtuar 25.02.2020 19:46