Bilanci i fundit i COVID-19, sa humbje jete dhe të infektuar u shënuan sot në Shqipëri

Janë zbardhur të dhënat e fundit në lidhje me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë publike ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 150 raste me reja me COVID-19.

Gjithashtu mësohet se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 persona të tjerë.

Njoftimi zyrtar:

Në 24 orët e fundit 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Janë kryer 809 testime për koronavirusin e ri dhe janë evidentuar 150 raste të reja pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.


Shtuar 21.09.2020 14:21