42-vjeçarin turk tentojnë ta deportojnë me urgjencë drejt Turqisë

Një shtetas turk, 42- vjeç mbështetës i lëvizjes Gylen, pasi ka përfunduar dënimin në Shqipëri është marrë në mënyrë të paligjshme dhe është mbajtur disa orë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë.

Burime për abcnews.al thanë se qytetari turk është ndaluar në Rinas 5 muaj më parë, teksa kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze. Ka vuajtur dënimin në vendin tonë prej 5 muajsh, dhe sot është njoftuar se i ka përfunduar dënimi.

Burimet saktesojne se 42-vjeçari turk, është liruar nga burgu 302 në Tiranë, më datë 1 janar 2020, pa u zbatuar procedurat ligjore të lirimit nga qelia. Drejtori u burgut dyshohet se nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për lirimin sipas procedurave të shtetasit turk. Sakaq, menjëherë e kanë marrë prej andej dhe kanë nisur procedurat për deportimin e tij nga Shqipëria.

Referuar sërish burimeve të besuara, Harun Çelik nga drejtoria e Migracionit po transportohet me urgjence drejt Rinasit, ku autoritetet shtetërore shqiptare po e deportojnë jashtë dëshirës së tij, për ta dorëzuar në Turqi, ku ai përndiqet nga shteti turk.

Ndërkohë, shtetasi turk ka të drejtën e apelimit, por kjo e drejtë i është mohuar, pasi Drejtoria e Migracionit ka vendosur ta dergojë menjëherë nga qelia në aeroport drejt Turqisë.


Shtuar 1.01.2020 18:37