Përkeqësohet situata në Itali, 474 viktima në 24 orë nga COVID-19

Italia i kthehet sërish shifrave të frikshme të vdekjeve si pasojë e Covid 19.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 474 viktima, 329 prej të cilave kanë qenë në Lombardi, Rajoni nga ku edhe nisi përhapja e virusit.

Ndërkohë, numri i të prekurve ka rënë duke u regjistruar 1 mijë e 900 raste në 24 orë.

Lajm i mirë është edhe fakti që janë shëruar 1 mijë e 665 persona në të gjithë vendin.


Shtuar 2.05.2020 16:25