Opozitës së re i rrjedh vota e parë, Maliqi: Do t’a votoj Reformën Zgjedhore

“Unë jam i detyruar ta votojë këtë nismë që është përshëndetur dhe nga ndërkombëtarët…”

Ndërsa Partia Socialiste është vënë në kërkim të 6 votave në Kuvend për të votuar Kodin e ri Zgjedhor të dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare, një votë ka rrjedhur nga opozita parlamentare.

Deputeti Lefter Maliqi edhe pse u shpreh dashamirës i listave të hapura deklaroi se do të votojë reformën zgjedhore e cila tashmë ka edhe pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Maliqi: Unë mendoj që kjo marrëveshje të jetë e sinqertë nga ndërkombëtarët. Pavarësisht se si do të vijë në komisionin e reformës.

Kur të vijë drafti final, për fatin e vendit dhe për të pasur një demokraci solide në parlament, unë jam i detyruar ta votojë këtë nismë që është përshëndetur dhe nga ndërkombëtarët.

Kur do që të bëhen listat e hapura unë do të jem sërish me to. Unë dhe rajonal me lista të hapura do të isha i kënaqur. /Oranews


Shtuar 9.06.2020 17:14