Nuk ndalet koronavirusi në Itali, vetëm sot u ka marrë jetën 837 njerëzve

Italia është vendi më i prekur nga COVID-19 ku vetëm sot raportohet nga media italiane se janë shënuar 837 viktima.

Bashkë me viktimat e orëve të fundit shkon në 12.428 viktima në total.

Në raportin e 24 orëve të fundit thuhet se janë shëruar 1109.

Në total numri të prekurve ka shkuar në 105.792.

Në rajonin e Lombardisë numri i viktimave ka arritur në total në 7199 e janë 381 më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i pacientëve në 43 208.

Në Itali janë kryer deri më sot 506 968 tampone.

Në rajonin e Lazios janë regjistruar deri më sot 162 viktima e 3095 të infektuar.

Rajoni i Milises ka numrin më të ulët të personave të infektuar, 144 e 9 viktima.


Shtuar 31.03.2020 16:16