Një 29 vjeçar gjendet i mbytur në Krujë

Një 29 vjeçar është gjetur i mbytur në Krujë. Nga hetimet paraprake mendohet se ka ndodhur aksidentalisht pasi i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 07.03.2020, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G.L.,29 vjeç, i cili vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 7.03.2020 14:42