Morën pjesë në një varrim, dy kuksianë me COVID-19 sillen më urgjencë në Tiranë

Dy qytetarë nga Kukësi janë dërguar me urgjencë në Tiranë pasi dyshohet se janë të prekur nga COVID-19.

Dyshohet se dy qytetarët janë infektuar nga kontaktet me rastet e para, pasi kanë marrë pjesë në një varrim në fshatin Bicaj.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, ndërkohë që tre persona kanë ndërruar jetë.


Shtuar 2.07.2020 17:55