KUPA/ Teatër në Ballsh, Bylis fiton me përmbysje ndaj Tiranës (VIDEO)

Bylisi ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Tiranës në shifrat 2-1. Ky takim ishte i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë dhe ka ende 90 minuta të tjera për të zhvilluar, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në 15 korrik.

Hasani kaloi i pari në avantazh bardheblutë në minutën e 20, teksa ishte i pambuluar në zonë dhe atje ku duhej të gjendej Goxha. Ky i fundit i ka kërkuar falje Dovedan, ndërsa ky i fundit i’u kthyer i irrituar: “Për çfarë më duhet mua falja tani?”.

Gjithsesi ballshiotët u futën me një tjetër fytyrë në pjesën e dytë, duke përmbysur gjithçka. Fillimisht me një “dhuratë” të Albi Dokës që ia bëri të lehtë Muratajt gjetjen e barazimit, ndërsa në minutën e 76 ishte i njëjti autor që vulosi takimin. Jurgen Goxha kishte shansin e artë për të shënuar golin e tretë në sekondën e fundit të takimit, por do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë.


Shtuar 2.07.2020 17:46